KOMUNA E GJILANIT
DREJTORIA E ARSIMIT
![]() |
Komuna e Gjilanit |
Nё bazë tё nenit 5 pika d tё Ligjit për Arsimin nё Komunat e Republikës sё Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35 pika 1, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ 08/2014, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Gjilan, shpall dhe rishpall :
K O N K U R S PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta
-1- Shkolla Fillore “Musa Zajmi”
Pozita : Drejtor ( rishpallje)
Pozita : Zv.Drejtor ( rishpallje)
Pozita : Zv.Drejtor ( rishpallje)
-2- Shkolla Fillore “ Mulla Idriz Gjilani”
Pozita : Drejtor ( rishpallje)
-3-Shkolla Fillore “Abaz Ajeti”
Pozita : Drejtor
-4-Shkolla Fillore “Nazim Hikmet”
Pozita : Drejtor
-5- Shkolla Fillore “Ibrahim Uruqi”
Pozita :Drejtor
-6-Shkolla Fillore “Rexhep Elmazi”
Pozita :DrejtorInstitucionet Parashkollore – Çerdhet
-1- IP “ Integj”
Pozita : Drejtor ( rishpallje)
-2- IP “Ardhmëria II”
Pozita : Drejtor ( rishpallje)
Pozita : Drejtor ( rishpallje)
-3- IP “Ardhmëria I”
Pozita : Drejtor
Shkollat e Mesme të Larta
-1- Shkolla e Mesme e Lartë e Agrobiznesit “Arbëria ”
Pozita : Drejtor (rishpallje)
-2- Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Mehmet Isai”
Pozita Zv.Drejtor
Përshkrimi i punëve :
Udhёheqё institucionin dhe ёshtё pёrgjegjёs pёr :
- Zbatimin e ligjshmёrisё,
- Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorë e tjerë të arsimit,
- Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës,
- Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve,
- Detyrat lidhur me kurrikulumin,
- Planifikimin,udhëheqjen dhe koordinimin e tё gjitha aktiviteteve nё Institucion,
- Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe aftgjatё pёr aktivitetin e Institucionit,
- Qështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji.
Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs :
- Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
- Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit themelor ( kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar ) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër ligjore,
- Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit dhe ata që janë në procedur të licencimit,
- Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim.
- Tё kenё 3 (tri) vite pёrvojё pune nё arsim ose në institucione të arsimit.
Si të Aplikoni
- Dokumentet e nevojshme:
- Certifikata e lindjes,
- Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës,
- Dëshminë për pёrvojёn e punës,
- Portfolion profesionale,
- Letërreferencë nga një institucion publik – kredibil ( si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli drejtues i shkollës , punëdhënësi paraprak , Institucionet e Arsimit të lartë. Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake.
- Planin zhvëllimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar ( së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: arial sipas udhëzimeve të MASHT-it,
- Qertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore,
- Dëshminë se nuk është nën hetime,
- Kopja e letërnjoftimit.
Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotёsojnё kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr. 8/2010 të datës 22.06.2010, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Kohëzgjatja e kontratës: sipas Udhëzimit Administrativ 8/2014 ( 4 vite).
Konkursi mbetet i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes në gazeta zyrtare.
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.